Ka tashmë katër orë që një pjesë e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas zyrtarëve në KEDS bëhet fjalë për prishje në trafon e rrymës që gjendet në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.
Për ta riparuar këtë prishje thuhet se kanë dalë punëtorët e kësaj kompanie.
Reduktimet e energjisë elektrike kanë shkaktuar probleme edhe tek banorët të cilët e quajn të padurueshme këtë gjendje.