Site icon PrishtinaPress

Lagjet Mati 1, Tophane dhe Veternik, vatrat e përhapjes së coronavirusit në Prishtinë

Në Prishtinë sot janë konfirmuar edhe 20 raste pozitive me coronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së nesërme do të bëhen të ditura detaje të tjera për kufizimin e lëvizjes dhe kush do të mund të hyjë dhe dal nga Prishtina.

Veterrik, rruga për Gjilan

Lagjja Mati 1

Rruga Lidhja e Prizrenit, Prishtinë

Exit mobile version