13.3 C
Pristina
Monday, March 24, 2025

Buy now

spot_img

Laerti zgjedh të ndahet nga “një konkurrent i vetëm” me Valbonën, dyshja shkon në televotim kokë më kokë

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania vendosi Valbonën dhe Laertin në një situatë të vështirë, duke u kërkuar të merrnin një vendim që do të ndikonte drejtpërdrejt rrugëtimin e tyre në lojë.

Deri më tani, dyshja ka funksionuar si një banor i vetëm, por Vëllai i Madh i vuri përballë një zgjedhjeje të rëndësishme: “A doni të ndaheni?” Mjaftonte vetëm një “Po” nga njëri prej tyre që ata të ndaheshin si lojtarë të pavarur, por me një pasojë të menjëhershme—përballja në një televotim kokë më kokë.

Foto: Screenshot/YouTube

Valbona u shpreh se nuk dëshironte të ndaheshin, pasi dëshironte që Laerti të vazhdonte rrugëtimin e tij në shtëpi.

Nga ana tjetër, Laerti tha “Jo”, duke argumentuar se Valbona ishte e fortë dhe mund të vazhdonte lojën e vetme.

Ky vendim i çoi automatikisht të dy në një televotim kokë më kokë, duke e bërë situatën akoma më të tensionuar për ta dhe për publikun.

Televotimi është hapur dhe tashmë, fati i tyre varet nga votat e publikut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img