Në shtëpinë e Big Brother, një zarf i bardhë solli një lajm ‘surprizë’ për Laertin, që erdhi si avantazh nga “Vëllai i Madh”.
Ky shpërblim ishte një mundësi për të kaluar një darkë me një prej banorëve, pas suksesit të tij në sfidën e tregimit të historive absurde. Laerti zgjodhi ta kalonte këtë moment të veçantë me Valbonën, pikërisht ditën e ditëlindjes së saj.
Por, Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke i shpjeguar se arsyet janë të njohura.
Ajo theksoi se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.
Laerti: Do apo jo? Do vish?
Valbona: Jo nuk dua te ha darkë me ty
Përfundimisht, Laerti mbeti i zhgënjyer nga përgjigjja e Valbonës dhe vendosi që darkën ta kalonte i vetëm, me “alter egon” e tij, siç preferoi ta quante.