0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Laboratori i drogës në Prishtinë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Nga një muaj paraburgim iu është caktuar dy të dyshuarve për laboratorin e drogës që u shkatërrua nga policia gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Hyzri Talla”.

Kështu bëjnë të ditur, burimet e Klankosova.tv

Lidhur me rastin pati informuar edhe ministri i Brendshëm ,Xhelal Sveçla.

Ndryshe, aksioni për këtë rast, sipas Policisë, erdhi pas një hetimi 10 mujor, ku u aplikuan edhe masa të veçanta hetimore.

Gjatë bastisjeve është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth shtatë kilogramë.

“Dyshohet që ky ‘laborator’ për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave, të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, kishin njoftuar organet e rendit transmeton Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img