Site icon PrishtinaPress

Laboratorët e drogës në veri, Rivanolli: Arsyeja që pagesa e rrymës kundërshtohet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pasi Policia e Kosovës sot ka shkatërruar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, gjatë operacionit policor të koduar me emrin “Shpata”, i cili është realizuar në tri lokacione.

Ajo është shprehur se kjo është arsyeja pse pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.

Exit mobile version