3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Labinot Tahiri u përgjigjet “hejterave”, kjo është e vërteta e zgjedhjes së ministrit nga Ferizaj

Kjo ministri nuk u bë rehat me ministra pasi, para Gashit ishte shkarkuar ministri i parë i kësaj ministrie, Flamur Sefaj.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri u përfol në media se ka qenë shkaktar i shkarkimit të ministrit Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Kjo ministri nuk u bë rehat me ministra pasi, para Gashit ishte shkarkuar ministri i parë i kësaj ministrie, Flamur Sefaj.

Sido qoftë, për shkarkimin e ministrit të vjetër, Bejtush Gashi, dhe për emërimin e ministrit të ri në MPB, Ekrem Mustafa, është fajësuar Labinot Tahiri, kjo sepse të dy këta janë nga Ferizaj.

Ndaj Tahirit u drejtuan fyerje e sharje, se e ka shantazhuar AKR-në për emërimin e lokalistit të tij, mirëpo ai sot, për lajmi.net, e ka komentuar gjithë rrjedhën e ngjarjes.

Tahiri i ka thënë se janë injorantë të gjithë ata që po e quajnë kërkesën e tij legjitime, shantazh, pasi thotë se kjo kërkesë ka mundur të jetë prej secilit deputetë në Kuvendin e Kosovws.

“Disa nga analistët që nuk ja donë të mirën Ferizajt, e paskan pas shumë të vështirë të pranojnë faktin se Ferizaj mund ta ketë një ministër. Nuk jam sjellë kurrë si lokalist për arsye se i takoj Kosovës, dhe jam deputet me gjithë votat e shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur ai.

Tutje, deputeti ka thënë se nuk është e nevojshëm gjithë kjo zhurmë pasi ministri nuk i takon vetëm Ferizajt, por gjithë Kosovës.

“Çdo deputet ka të drejt, nga vendi që vjen, me kërku të mira për familjen e tij, familja ime është Ferizaj. Po të kishte pasur Ferizaj ministër sigurisht që kurrë nuk të kisha ngrit zërin, por nuk do të thotë, sic po flitet e po diskutohet nga disa injorant se gjoja kam shantazhu. Unë nuk shantazhoj askënd, e as nuk i duroj shantazhet e as kërcënimet, nuk jam i tillë. Unë jam i drejt, luftoj për të drejta e qytetarëve të Ferizajt, për të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Nuk do të thotë që ne po e marrin ministrinë e po e çojmë në shpi, por ministri i takon krejt Kosovës”, ka thënë mes tjerash Tahiri për lajmi.net.

Deputeti që dikur ishte pjesë e Grupit Parlamentar të AKR-së, tani vepron si deputeti i pavarur tha se kërkesa e tij për të pasur një ministër nga Ferizaj, ishte qysh në kohen e formimit të Qeverisë.

“Në momentin që është formu qeveria unë kam pasur kërkesë që Ferizaj të jetë më ministër, nuk ka ndodhë kjo sot. Kjo është shumë e qëlluar për ata që mendoj mirë me kokën e tyre. Unë e kam kërkuar qe 1 vit, pse nuk kanë kërkuar deputetët e tjerë ose të tjerë politikanë të Ferizajt në të kaluarën nuk e di. Por, neve në momentin që jemi futur në qeveri, i kam kërku që Ferizaj ta ketë një ministër, por nuk i kamë dhënë presion kurrë”, potencoi ai.

Kjo ujdi, sipas Tahirit, është arritur së bashku me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Me presidentin tonë, Behgjet Pacolli e kemi bërë me mirëkuptim, që kur të bëhet reformatimi i ministrave, që ndodhë çdo gjashtë muaj, siç po i bëjnë edhe të tjera parti politike, jo vetëm AKR-ja, atëherë do t’i vine koha edhe i Ferizajt. Sikur të kisha qenë shantazhues, apo njëri që kisha bërë presione siç po flitet, që është shumë e pahijshme kjo. Unë që kur është formuar Qeveria, më 7 shtator, u kisha thënë se nuk e keni votën time se Ferizaj nuk e kanë këtë, këtë, këtë. Kam qenë shumë i mirëkuptueshëm, sepse unë jam durimtar dhe me kohë senet e mira vijnë ngadalë”, deklaroi deputeti.

Tahiri tha se duhet të kihet parasysh se nuk ka të bëjë kjo me manipulim ose gjera të tjera personale në lidhje me rastin.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoi edhe me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, për të marr një qëndrim rreth kësaj, por nuk ka qenë i qasshëm.

Kujtojmë, se AKR-ja ka katër ministri në Qeverinë Haradinaj, atë të Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor si dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img