10.7 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Labinot Tahiri thotë se i ka humbur disa miq shkaku i politikës (Foto)

Labinot Tahiri tashmë ka bërë publike kandidaturën për kryetar të Ferizajit.

Këngëtari do të jetë kandidat i partisë së Aleancës për Kosovën e Re dhe se pret të jetë i pari i qytetit lindor të Kosovës.

Por, Labi është hidhëruar me shumë miq që nuk e kanë uruar dhe përkrahur në këtë nismë të re në jetë, transmeton Telegrafi.

Ai ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Facebook teksa i akuzon për mos përkrahje duke thënë se nuk po kandidon për kryetar të qyteteve serbe.

“Më kanë thënë shumë herë, se kur të futesh në Politikë, do të humbas shumë miq! Është e vërtetë që disa prej tyre as Urime kandidimin tim nuk ma kanë uruar sikurse të kisha shpreh kandidimin tim për qytetin e Nishit apo të Novi Sadit!”, ka shkruar ndër të tjerash Labi.

Ndryshe, Labi ka ndërprerë të gjitha aktivitet muzikore deri në zgjedhje komunale, të cilat piruetet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img