0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Labinot Tahiri: Punimet e Bektelenkës po e vështirësojnë kërkimin e policëve të zhdukur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vizituar sot vendin ku edhe janë aksidentuar dy pjesëtarë të policisë, dy netë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ka shkuar atje për t’u solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy policëve të cilët janë zhdukur.

Ai gjithashtu, ka sugjeruar se është mirë që të ndalen punimet e Bektelenkës, pasi, sipas tij, po turbullohet edhe më shumë uji.

Ky është postimi i tij:

Sot në mëngjes, isha për tu solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy pjestarëve të Policisë, të cilët para dy nete po dyshohet se janë të zhdukur në lumin Lepenci!

Për të pasur më shumë mundesi në kërkimin e tyre nga ana e Policisë, pjestarëve të Fsk-se e ata që po ndihmojnë sot e disa ditë, do të ishte më mirë të nderpritën punimet e Bektelenkes, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt.

Uroj që të bëhet shpejt gjetja e tyre nga të gjitha ekipet e kërkimit.

Respekt të veçantë për FSK-në, Policinë, Kryetarët e Komunave së Kaçanikut dhe tëHanit të Elezit, për kujdesin e shtuar me qëllim që të zbardhet sa më shpejtë shpresa për gjetjen e dy Policëve.

Zoti ju dhasht forcë familjarëve dhe atyre që janë prekur thellsisht nga ky lajm!

Labinot Tahiri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img