Site icon PrishtinaPress

Labinot Tahiri lanson këngën “Jeto në mua” me motrën e tij, Sarandën

Labinot Tahiri-Labi është njëri nga këngëtar e zhanrit popullor, që pëlqehet mjaft shumë nga audienca.

Ditë më parë ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë projektin e ri muzikor.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari ka lajmëruar 156 mijë ndjekësit se kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat digjitale.

“Dëgjim të këndshëm dhe faleminderit për sugjerimin që me keni dhënë qe sa kohë që unë dhe Saranda ta kemi një këngë!”, ka shkruar ai në përshkrim.

Për instrumentalin dhe tekstin kësaj radhë është përkujdesur Valon Biba, kurse për klip ka punuar Martir Ismajli.

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Jeto në mua” është pritur mjaft mirë nga fansat. 

Exit mobile version