Site icon PrishtinaPress

Labinot Tahiri: Kam mbledhur ndihma në vlerë 150 mijë euro

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri ka folur për situatën humanitare në kohën e pandemisë dhe për pasojat e mundshme që ka pandemia te shtresa të caktuara shoqërore.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në këtë kohë pandemie ka shpërndarë mallra që kapin vlerën e rreth 150 mijë eurove.

“Vetëm në fillim kam mbledhur ndihma prej rreth 150 mijë euro…Kemi rehatuar mbi 3,200 familje në të gjitha trojet shqiptare edhe me para “cash””, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në disa komuna si Gjakova apo Prishtina kryetarët  kanë refuzuar ndihmat duke i thënë atij se nuk kanë nevojë.

Ish-deputeti thotë se duhet ndarë aktiviteti politik me atë humanitarë.

“Ne nuk i klasifikojmë njerëzit nëse janë të PDK-së apo Vetëvendosjes kur vendosim t’i ndihmojmë”.

Tahiri thotë se sa ka qenë deputetë ka ndarë 12 paga të tija në ndihmë të personave kryesisht të sëmurë me leukemi.

Këngëtari ka thënë se derisa hapen fabrikat pse të mos hapen dhe restorantet dhe kafiteritë.

“Nuk e kam për të kënduar në këtë sezon. Jam ai persona që nuk kam dalë në Evropë për një sezon. Për mua nuk çojnë peshë as tre sezone. Arsyeja ka qenë pse shteti po i neglizhon artistët. Shteti nuk bënë asgjë për këngëtarët. Labinot Tahiri këndon në dasma dhe paguan tatim në shtet. Shteti asgjë nuk bënë për mua”, tha ndër të tjera Labinot Tahiri./Telegrafi/

Exit mobile version