Deputeti Labinot Tahiri ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëskryetarit në Aleancën Kosova e Re. Thotë se po tërhiqet nga ky funksion pasi në parti nuk ka korrektësi. Ai tregon se kjo dorëheqje nuk vlen për postin e kryetarit të degës së partisë në Ferizaj dhe për pozitën e deputetit.
Në shkrimin e tij, ku Tahiri tregon se më nuk do të jetë zëvendës i Behgjet Pacollit në parti, thotë se më nuk do të ketë lidhje me nivelin qendror ta AKR’së dhe se nuk ka asgjë në dorë, e as punësimet, që sipas tij, partia e Pacollit u ka premtuar përkrahësve.
Ky është shkrimi i plotë i Tahirit:
Unë largohem nga Kryesia e Partise së AKR-së në nivel qëndrorë, në ditën e sodit!
Për më shumë lexone shkrimin tim.
Përshendetje të dashur antarë të partise së Akr-së në nivel qëndrorë dhe lokal!
Ka shumë pa përgjegjesi që e preokupojnë partine dhe antarêt e saj në nivel Kosove dhe atë lokal.
– Unë nuk isha dhe nuk jam ai, i cili jep dorëheqje të pa përgjegjshme prej partise, por që më preokupojnë gjërat për të, isha dhe jam gjithnjë njeri që më preokupojnë sepse lash Karrieren time anash, lash shumë çka vetëm që të ecën partia dhe antarët e saj përpara por gjithnjë edhe shoqeriaa apo familjet të cilat nuk janë vetem në partine tonë por duke u munduar të bëjë punë që të besohet të paktën në mua sepse po lë diqka të madhe që të avancojë shoqerine përpara=
Separi, dihet puna ime dhe kontributi në parti si ‘zëvendëskryetarë’ i saj në nivel Kosove.
Unë i qëndrova partise dhe Presidentit besnik, në ditët më të veshtira të saj, edhe në ato ditë kur u kërkonte vetëm vota ime nga subjektet të tjera për ta formuar Qeverinë!
Sot, nuk kam dhe nuk mbaj asnjë përgjegjesi më si ‘zavendëskryetarë’, përarsye se nuk ka korrektesi në shumë sfera të saj.
Prandaj, sot më datën 18janar 2018, jap ‘DORËHEQEJE’ nga funksioni i partise vetëm në kryesinë qëndrore.
Vazhdoj të mbetëm: Deputet në kuvend dhe kryetarë dege në Ferizaj, derisa t’a deshirojnë antarët dhe partia- dega në Ferizaj, të kenë Kryetar Labinot Tahirin.
–
Unë do ti shikojë pikpamjet e mia politike dhe ato që quhen fjalëdhenie.
Pra mua duhet të me trajtojnë njerezit ashtu siq jam. Një njeri i cili jep fjalen femijut dhe e mban, e lere më të rriturit. Ju me njifni mirë deri me sot, nëse ata që me kanë afër akoma nuk me paskan njohur.
Antarë dhe ju simpatizant, por, edhe ju që nuk jeni simpatizant të partise por që keni nevojen të keni ndonjë vend pune, unë nuk mbaj më asnjë përgjgegjësi sa i përket përgjegjesive për vende pune apo diqka që ka të bëjë në qendër të partise në Prishtinë.
E dini mirë se sa njerëz thonë, se Labi, mund të punesojë, e Labi mund të ju gjej vend pune, por sështë ashtu, gjërat janë më ndryshe…! Njerëzve, po ju deshte dikush derisa ti kryejnë punet e tyre, me tutje nuk po ju deshte askush. Por ky sjam unë, mua vazhdojnë te me duhen njerëzit edhe ato ditë kur nuk me duhen as për interesa e as per asgje për veten time.
Më vjen keq!
E dini mirë se të gjithë më thrisni nga Kosova për ndonjë punë që të ju kryej nga parttia apo funksioni që isha si Zv Kryetarë, por nuk është realiteti kështu…! Mua nuk ma mban fytyra nëse ju jap fjalën po, e pastaj të ju dal jo.
Të paktën ky politikan nuk jam dhe nuk do të jem kurrë.
Unë lidhem për fjalen e dhënë.
Faleminderit për te gjitha që keni bërē për mua gjatë zgjedhjes sime si Deputet.
Do vazhdoj në menyra të tjera të kontriboj për ju, me shpresë që të punësohen njerëz nga ata që e meritojnë pamarrparasyshe se a janë në partine tonë apo jo.
Ndryshe përpara nuk shkohet.
Unë nuk mbetem nën hijën e askujt.
Shpejt, në ditët tjera do të ketë zhvillime nga ana ime vetëm ne interes Qytetarë.
Labinot Tahiri- Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
DEPUTETI-SHËRBËTORË.