Sot ka ditëlindjen Qëndresa, bashkëshortja e prezantuesit të njohur Labinot Gashit, i njohur si Labi.
Sigurisht në këtë ditë të veçantë, s’kishte si të mungonte urimi i Labit, por kjo datë shënon edhe përvjetorin e tyre.
Ai ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, fotografi e shkëputur nga albumi i dasmës së tyre, ndërsa ka shkruar:
‘Kjo date, pasmesnate, m’jep nder kujtimet me te bukura ne jete.Jane nga ato kujtime qe cdo dite shtohen e rriten me dashnin per njeri tjetrin.Qendresa, ditelindja jote nuk eshte me vetem dita jote e preferuar, eshte edhe e imja. Urime per ty, urime per te dy ne edhe ky pervjetor i bukur i fejeses.E paqim njeri tjetrin perjete! T’dua”./Indeksonline/