Site icon PrishtinaPress

Labi për Era Istrefin: Është vlerë kombëtare!

Mëngjesin e sotëm është publikuar kënga zyrtare e Kampionatit Botëror.
Kënga mban titullin “Live it Up”, ndërsa vjen e kënduar nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Kjo është mënyra më e mirë se si të promovohet Kosova në një vend që nuk mund të marrë pjesë si garuese.

Era ka bërë shqiptarët krenarë, andaj prej momentit të konfirmimit të lajmit ajo ka marrë komente pozitive nga të gjithë.

Së fundi, ishte këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri i cili ka shkruar një status për Erën, e që nuk la pa e përmendur faktin se këngëtarja nuk ishte përmendur fare në një slogan të 10 vjetorit të pavarësisë, në të cilin ishin renditur emrat e disa artisteve shqiptare që na bëjnë krenarë në botë.

“Tash normal që e shpërndajnë se ne kur kemi suksese jasht vendit, themi është e jona na jem Shqiptarë, kurse për diten e Pavaresise e lanë jashtë listes! Haha çfarë jane disa ” organizatorë”
E kanë të kotë, atë qe e bekon Zoti, se fundos dot as paraja e as njerëzit! E kam përvojenbkur njerezit duan të të rrënojnë..! Krenare me ty Era Istrefi Vlerë kombetare. #
labi”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Exit mobile version