-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ja cila ishte arsyeja e largimit sipas Labit (Video)

Largimi i Labinot Gashit nga RTV21 ishte tejet befasues, ndërsa u përhapën spekulime nga më të ndryshmet për këtë vendim të prezantuesit të njohur. Ai tash ka sqaruar arsyen kryesore për vendimin që mori.

“Arsyeja kryesore ishte për një jetë më të mirë, gjithçka për vetveten”, ka thënë Labi për Prive. Ndërsa në insistimin e gazetares se ka qenë problemi te paga, ai është shprehur: “‘Ne qofsh bektesh e merr vesh’, thotë populli. Në njëfarë mënyre, po”.

Gashi ka thënë më tej se edhe po të merrte një ofertë të re nga televizioni ku u bë i njohur si moderator, nuk do ta pranonte

“Unë e kam marrë vendimin e prerë, kështu që derisa nuk ndryshoi asgjë brenda 17 viteve, ashtu që nuk pres të ndryshojë asgjë nesër apo pasnesër…”, është shprehur prezantuesi.

Teksa intervistuesja ka vazhduar në sqarimin e kësaj çështjeje duke e pyetur: “Domethënë nuk do të ishit kthyer?”, ndërsa përgjigja e qartë ishte: “Jo”.

“Për momentin jo, më vonë nuk i dihet jetës kurrë”, ka theksuar më tej Labinot Gashi.

Në ndërkohë, Labi është duke u përgatitur për modifikimin e emisionit “1 kafe me Labin” (që do të transmetohet në një kanal tjetër), i cili thotë se tash i ka dy studio – një në Kosovë dhe një në diasporë.

Ai nuk e ka mohuar as pohuar arritjen e marrëveshjes me RTK-në duke thënë se edhe pak ditë do të konfirmohet.

Ai nuk e ka mohuar as pohuar arritjen e marrëveshjes me RTK-në duke thënë se edhe pak ditë do të konfirmohet. Për më shumë, më poshtë është intervista e plotë e Labit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img