Këngëtari Labinot Tahiri, përmes njo postimi në Facebook ka falënderuar mërgimtarët për përkrahjen ndaj atdheut.
Labi ka publikuar një fotografi bashkë me hallën e tij në gurbet, duke pirë kafen e mëngjesit, shkruan lajmi.net.
Fotografisë së postuar këngëtari ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim në të cilin shkruan se e kuptonte mërzinë e mërgimtarëve për vendlindjen, atëherë kur e përjetoi edhe vetë.
“Sikurse lutemi që Zoti ta bekojë vendlindjen tonë, ashtu dhe juve mergimtarë ju bekoftë Zoti, sepse jeni dora e djathte e atij atdheu????????????????” shkruan Labi në Facebook.
Ai së fundi është marrë shumë me aktivitete humanitare, po ashtu edhe me ato politike. /Lajmi.net/