Shpeshherë jemi mësuar t’i shohim fytyrat publike me mesazhe për personat e zemrës, por kur shkruajnë për nënën fjalët e tyre janë tejet emocionuese.
Kësaj radhe, ishte Labinot Tahiri artisti i cili nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, la një mesazh për nënën, shkruan lajmi.net.
“E vetmja dorë mbi mua, mund të qëndroj vetëm nga Zoti nëse e meritoj ta kem afër.. dhe dora e nanës sime.
E bekuara nanë, ti lutesh sinqertë për mua, jam borxhli ndaj teje tërë jetën.
Amin
Labi”, shkruan këngëtari në Facebook.
Labi është i njohur për aktivitetet humanitare që po ndërmerr tash e një kohë, rasti i fundit ishte ai për ndërtimin e një shtëpije për një vajzë 7 vjeçare nga Podujeva, e cila ishte kafshuar nga qentë endacak.