-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Labi e “kallë“ Kosovën, Saranda diasporën

Derisa Labinot Tahiri po përformon në qytetet e Kosovës dhe po krijon atmosferë madhështore, ndërsa motra e tij Saranda Tahiri – Derguti po kujdeset që të njejtën gjë ta bëjë në diasporë.

Saranda së fundmi ka mbajtur një mbrëmje të madhe në Frankfurt të Gjermanisë para qindra bashkëatdhetarëve të cilët ende nuk i kanë filluar pushimet dhe si duket kjo gjë po ju ndihmon shumë mërgimtarëve para pushimeve verore. Së paku kështu shprehen disa mysafirë të cilët ishin prezent në mbrëmje bashkë me familjet e tyre.

„Valla u knaqëm, muzika e mirë, atmosfera e mirë, ani para pushimeve është një infuzion për neve se edhe dy javë nuk lëshohen fëmija prej shkollave që me shku në Kosovë“, shprehet Agron Berisha i cili ishte në mbrëmje bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij, duke shtuar se kudo që këndon Saranda ai bashkë me familje asnjëher nuk mungojnë.

„Nuk ndodhë që kur këndon Saranda mos me kanë aty unë bashkë me familje sepse unë jam 57 vjeçar dhe Saranden e mbaj në mend qysh para lufte kur ka këndu nëpër festivale“ shprehet Agroni.

Njejt shprehet edhe Arben Cecelia porse ka edhe një kërkesë për këngëtarën Sarandën. „Atmosfera shumë e mirë, këngëtarja po jep maksimumin në këndim por kam një vërejtje për të sepse dëshirojmë që të kemi edhe më shumë mbrëmje ku këndon Saranda. Kjo vjen nga një familje artistësh dhe dëshirojmë që ta kemi sa më shpesh në mbrëmje muzikore, sespe ka një zë të mahnitshëm dhe na si diasporë kemi nevojë për argëtim dhe këng shqipe sikur që këndon Saranda“.

Saranda është shquar gjithmonë për zërin melankolik, për paraqitje skenike dhe thjeshtësinë e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img