Labi solli këngën e tij të re.
Labinot Tahiri dhe Valon Biba sapo kanë publikuar projektin e ri muzikor me titull “Hajde thuje”.
Kjo këngë erdhi si “cover”, ndërsa videoklipi i saj është punuar në ambientet e shtëpisë së Labit.
Për tekstin e këngës u kujdes Valon Biba, producent ishte VDsounds, ndërsa videoklipi është punuar nga Artine Films.
Kënga vjen si përpunim i versionin origjinal “Haydi Soyle”, të cilën e këndon ylli i muzikës turke, Ibrahim Tatlises.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Hajde thuje”, kënduar nga Labinot Tahiri dhe Valon Biba.