La Volpe thumbon FIFA-n
Trajneri i Club America, Ricardo La Volpe, ka lëshuar deklarata thumbuese ndaj FIFA-s. La Volpe ende nuk po mund ta harrojë humbjen 2:0 nga Real Madridi në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, duke thënë se FIFA e dëshironte Kampionin e Evropës në finale.
“Do të ishte qesharake të mendonim se ata nuk dëshironin që kjo të ndodhte, që Real Madridi të shkojë në finale”, ka deklaruar La Volpe, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
“Te goli i Ronaldos nuk protestova pas gjithë asaj që ndodhi për shkak të teknologjisë pasi ishte rezultati 2:0, por po të ishte gol për rezultatin 1:0 ne do të ishim dëmtuar në këtë rast”, shtoi më tej La Volpe.