0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“La shkollën për të larë enët”, media spanjolle cilëson Uzunin si “Cristiano Ronaldon” e Shqipërisë

Në Spanjë janë të mahnitur nga historia e Myrto Uzunit.

Ky i fundit është padyshim një shembull për të gjithë lojtarët shqiptarë se mund t’ia dalin, pavarësisht vështirësive që kalojnë dhe financave të tyre.

“Infobae” ka shkruar një artikull për Uzunin duke e quajtur si “Cristiano i Shqipërisë”.

Në të tregohet historia e Uzunit që në moshën 10-vjeçare kaloi tre ditë duke e ecur me familjen për të mbërritur në Greqi, që t’i shpëtonin varfërisë.

“La shkollën që të ndihmonte nënën e tij të lante enët, tani është fjala e parë në Spanjë dhe i lakmuar nga të gjithë, ndodhet në La Liga”, përcjell abcnews.al.

Njëkohësisht kjo media kujton përballjen me idhullin e tij, atëherë kur Ferencvaros luajti me Juventusin dhe Uzuni arriti të shënonte dhe në fund të ndërronte fanellën me lojtarin që e kishte parë në televizor dhe e admironte aq shumë:

“Ishte padyshim dita më e bukur e karrierës së Uzunit”.

Uzuni është një ngha sulmuesit më të mirë të ligës së dytë spanjolle me sasinë e gilave të tij të shënuar këtë sezon.

Ai tashmë është promovuar me klubin e tij në La Liga dhe vlera e kartonit të tij ka shkuar në 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img