Ministri i Bujqësisë, Faton Peci këtë të shtunë ka vizituar një fermer në fshatin Poliçkë të Kamenicës.
Peci ka treguar se fermeri Liridon Rudaku ka lënë Londrën dhe ishte kthyer në vendlindjen e tij pas 15 viteve ku kishte investuar duke hapur pularinë.
Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.
Shkrimi i plotë i ministrit Peci:
Liridon Rudaku nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, la Londrën pas 15 viteve dhe u kthye për të investuar në vendlindjen e të parëve të tij.
Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.
Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve.
Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë.
Tek Liridoni pashë një punëtor pasionant dhe krenar për veprimtarinë e tij, andaj i ikurajoj të gjithë të rinjtë që ta ndjekin shembullim e tij.