Klubet e La Ligës mund të pësojnë humbje deri në 957 milionë euro, nëse sezonin 2019-20 anulohet në javët në vazhdim.
Futbolli në Spanjë është pezulluar dhe ende nuk ka datë për rikthim, shkaku i Covid 19, me UEFA-n që gjithashtu ka konfirmuar shtyrjen e të gjitha garave evropiane.
Sipas raportimeve nga Marca, vlerësimet fillestare për humbjet janë 648 milionë euro dhe mund të rriten nëse Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës anulohen.
Ndërprerja e të gjithë futbollit duke mos vazhduar fare, shes dëme të mëdha financiare, megjithatë sipas raportit kjo mund të zvogëlohet ndjeshëm nëse rikthehen ndeshjet.
Nëse sezoni zhvillohet me dyer të mbyllura, humbjet do të jetë 303.4 milionë euro, ndërsa nëse zhvillohet me tioz, humbje do të ketë, por do të ndalen në 156.4 milionë euro.
La Liga raportohet se është në negociata me sindikatën e lojtarëve AFE, duke propozuar ulje të pagave për të lehtësuar ndikimin financiar në klube.
Barcelona dhe Atletico Madrid kanë njoftuar ulje të pagave deri në 70 për qind dhe paketa mbështetëse për stafin e klubeve.