Driton Idrizi, djali i Agim Idrizit, ka mohuar pretendimet e Enver Axhamit, se babai i tij ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.
Ai, në emisionin Debat Plus të mërkurën, ka deklaruar se ai ishte në klasën e katërt në kohën e arrestimit të babait të tij dhe se babai i tij nuk ka bashkëpunuar me Serbinë.
“Ky zotëria këtu, është njeriu më kriminel. Ky i ka urdhëruar njerëzit me ma marrë babën, me e dërgu dhe me ekzekutu. Më ka treguar baba jem”.
Ai është pyetur sa vjeç ka qenë në kohën e arrestimit të babait të tij.
“Unë jam kanë në klasën e katërt, në kohën kur më kanë arrestuar babën”. Jo kurrë, baba im nuk ka qenë bashkëpunëtorë i Serbisë, kjo është rren e madhe.
“Prej 8 marsit deri më 11 qershor ku ka ndenjur babai yt, a ka qenë tek Baban Krasniqi?”, ka pyetur Axhami djalin e Agim Idrizit.
“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Dritoni, djali i Agim Idrizit.
“E kam deklaratën në shtëpi, që e ka dhënë babi yt para gjykatës së UNMIK-ut” – ka deklaruar tutje Enver Axhami.
Ai është pyetur se a e ka përmendur edhe Sllobodan Millosheviq babën tuaj në gjykatë? – nuk ka pasur përgjigje nga djali i Idrizit, Dritoni.
Në fillim të emisionit, në lidhje me Agim Idrizin, Axhami ka deklaruar se ky person nuk ka qenë subjekt i UÇK-së, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe njohjen e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.
Ai ka theksuar se Agim Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete paramilitare dhe ushtarake të ushtrisë serbe pas lirimit të tij.
“Jo more ky nuk ka qenë, ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Bazohem me dokumentin që të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e njohin. Po e bazoj këtë fakt sepse prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, më 19 mars ka qenë ofansiva në fshatin tim ky ka qenë pjesëmarrës me paramilitantët dhe ushtrinë serbe”, ka deklaruar ai.