Site icon PrishtinaPress

Ky ushqim pastron gjakun, forcon imunitetin dhe ka vetëm 43 kalori

Dikur, manaferrat konsideroheshin si një kënaqësi sezonale, por sot i gjejmë nëpër dyqane gjatë gjithë vitit.

Përveçse janë një vakt i shijshëm, ato kanë shumë përfitime për shëndetin tonë falë vlerave të shumta ushqyese që përmbajnë, raporton Klinika Cleveland.

Siç shpjegojnë dietologët, manaferrat janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë.

Këto lëndë ushqyese janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të mirë, dhe hulumtimet aktuale tregojnë se antioksidantët në manaferra mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të parandalojnë shumë sëmundje, përfshirë kancerin.

Manaferrat janë gjithashtu të ulëta në kalori, me vetëm një grusht manaferrash që përmbajnë vetëm 43 kalori, shkruan Index.hr

Ekspertët theksojnë se këtë ushqim duhet ta konsumojmë sa më shpesh që të jetë e mundur, kryesisht për shkak të përfitimeve shëndetësore. Përkatësisht, siç thonë ata, përfitimet që sjell konsumimi i rregullt i manaferrave përfshijnë si në vijim:

reduktimin e inflamacionit në trup

përshpejtimin e metabolizmit

humbjen e peshës

pastrimin e gjakut

zbutjen e dispepsisë

Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, transmeton klankosova.

Përveç konsumimit të tyre si një vakt të lehtë të shëndetshëm, manaferrat janë gjithashtu të shkëlqyeshme si një shtesë e kosit për mëngjes ose një sallatë frutash për darkë.

Exit mobile version