Site icon PrishtinaPress

Ky shtet sot nis 130 ushtarë për Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se sot do të nisen 130 ushtarë kroatë si pjesë e misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë.

Ceremonia solemne e nisjes do të fillojë nga ora 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq, transmetojnë mediat kroate.

Ndryshe, ky është kontingjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë./KP

Exit mobile version