4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ky shtet i NATO-s dërgon raketa tokë-ajër në Ukrainë

Qeveria e Holandës njoftoi se do të dërgojë 200 raketa Stinger në Ukrainë.

Ajo tha se vendimi u mor pas kërkesës nga Ukraina, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër sulmeve të Rusisë.

Raketat Stinger janë armë tokë-ajër që mund të përdoren kundër avionëve dhe helikopterëve.

Holanda ka rënë dakord javën e kaluar për t’i ofruar armë dhe pajisje ushtarake Ukrainës, duke përfshirë snajperë, pajisje radari dhe detektorë të minave tokësore.

Qeveria tha se një pjesë e kontingjentit dërgohet sot (26 shkurt), ndërsa pjesa tjetër do të pasojë “sa më shpejt”.

Pak orë më parë, edhe Qeveria çeke miratoi dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

Ministria çeke e Mbrojtjes tha se ndihma kap vlerën e mbi 8.5 milionë dollarëve./rel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img