Site icon PrishtinaPress

Ky shtet i fuqishëm mbështetë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka njoftuar se shteti kroat e mbështetë maksimalisht dhe do të angazhorohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mehaj në një status në Facebook, ka bërë me dije se sot ka biseduar me homologun e tij kroat, Mario Banozic.

“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Postimi i plotë i Mehajt:

Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATO

Sot pata një bisedë me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.

Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar.

Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic!

Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat!

Exit mobile version