Site icon PrishtinaPress

Ky shtet i Evropës shpall gjendje emergjente nga pandemia

Sllovakia e ka shpallur gjendjen emergjente pasi shënoi rekord të rasteve ditore të koronavirusit të mërkurën.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Sllovaki u regjistruan 567 raste të reja të infektimeve, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri i këtij shteti të Evropës Qendrore tha se gjendja emergjente hyn në fuqi nga 1 tetori, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjendja emergjente, e cila është caktuar që të zgjasë 45 ditë, i jep qeverisë më shumë kompetenca për vendosjen e masave më të rrepta, por nuk nënkupton automatikisht kthim në izolim si në periudhën e parë të pandemisë.

Ky shtet me 5.5 milionë banorë ka një ndër shifrat më të ulëta të viktimave të koronavirusit në Evropë – 48, duke arritur që të mbajë shifra të ulëta të infektimeve në fazën e parë të pandemisë.

Sidoqoftë, njësoj si vendet tjera, edhe Sllovakia së fundi është përballur me rritje të numrit të rasteve, prandaj ka marrë masa më të rrepta për ta luftuar përhapjen e virusit.

Exit mobile version