Site icon PrishtinaPress

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Turqisë

Kosova do të përballet me Turqinë nesër në mbrëmje me fillim nga ora 18:30.
Pasi ka përfunduar edhe stërvitja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës, trajneri Albert Bunjaku ka vendosur edhe formacionin me të cilin do të luaj.

Telegrafi merr vesh nga burimet e saja se vetëm në dy pozita ka dyshime dhe ato pozita janë në mesfushë.

Në portë pritet të jetë kapiteni i paprekshëm, Samir Ujkani.
Ndërkohë mbrojtja do të jetë si ndaj Ukrainës, me Perdedajn në të djathtë, Paqarada në të majtë dhe dyshja Pnishi e Rrahmani në qendër.
Enis Alushi kthehet nga lëndimi dhe pritet ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa përkrah tij do të jetë njëri mes Herolind Shalës dhe Eroll Zejnullahut edhe pse Shala ka përparësi më shumë që të startojë.

LEXO:  Kosova mban seancën e parë para sfidës me Turqinë, flasin disa nga futbollistët

Treshja ofensive pritet të përbëhet nga Milot Rashica në krahun e djathtë, super mesfushori Arber Zeneli në të majtë, ndërsa për pozitën numër 10 në balotazh është Alban Meha dhe Valon Berisha.
Në sulm i vetëm pritet të jetë gjiganti Vedat Muriqi.
Ndërkohë sipas informacioneve nga Turqia, arsyeja që Bernard Berisha nuk starton është se pejani është i sëmurë me një grip.
Formacioni i Kosovës përballë Turqisë:
Kosova (4-2-3-1) Ujkani; Fanol Përdedaj, Amir Rrahmani, Alban Pnishi, Leart Paqarada; Enis Alushi, Herolind Shala (Eroll Zejnullahu), Milot Rashica, Valon Berisha (Alban Meha), Arber Zeneli, Vedat Muriqi.

Exit mobile version