Ferizaj dhe Liria do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi do të përballen në finalen e barazhit.
Ferizaj e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ndërsa Liria fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Kjo ndeshje transmetohet LIVE në platformën ArtMotion, më saktë në kanalin sportiv – ArtSport 3.
