Ballkani do të luaj sonte ndeshjen e dytë të rrethit të parë kualifikues për Champions League.
Kampioni i Kosovës do të jetë mysafir i skuadrës bullgare, Ludogorets, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad, më fillim nga ora 20:00.
Të gjithë tifozët që nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Bullgarisë, ndeshjen mund ta ndjekin përmes platformës Digitalb dhe Artmotion, në kanalin Supersport 2.
Kujtojmë që Ballkani ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.