Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se Dardan Molliqaj ka projekt politik kundër Vetëvendosjes.
“Ti ke pasur projekt politik. Qëllimi ka qenë eliminimi i Albin Kurtit. Madje, ti më ke propozuar edhe mua kryetar, vetëm e vetëm që të mos jetë Albin Kurti kryetar”, i ka thënë Konjufca Molliqajt.
Madje, sipas Konjufcës, Dardan Molliqaj do të jetë kryetar i partisë së re.
Ndërkaq, Molliqaj ka raguar duke thënë se ai nuk është kryetar i asnjë grupi e nuk ka asnjë projekt politik.
“Unë nuk jam e as nuk do të jem as kryetar”, tha ai, raporton Prishtinapress.