0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ky ishte mesazhi i Nekibe Kelmendit në një vjetorin e vrasjes së dy djemve të saj dhe bashkëshortit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, menjëherë pas luftës, në vitin 2000 pati dhënë një porosi me rastin e një vjetori të vrasjes së dy djemve të saj dhe bashkëshortit nga forcat serbe me 26 mars të vitit 1999.

Porosia e saj atëherë ishte që të bashkohen të gjithë së bashku në mënyrë që të sendërtohet ëndrra e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Këtë porosi e ka bërë publike përmes Facebook-ut, zëvendës-ministri i Drejtësisë, Florian Dushi, duke pëkujtuar 18 vjetorin e vrasjes së tyre.

“Dhimbjen tonë ne sot e ndajmë së bashku, por për të gjithë ju sot kam një lutje: të bashkohemi dhe të gjithë së bashku të sendërtojmë ëndrrën e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” kishte thënë Kelmendi në vitin 2000./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img