1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës qe ju është ngitur aktakuzë për 53 milonshin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) e ka demantuar lajmin e mbrëmshëm të publikuar në edicionin e lajmeve qendrore të KTV-së, me titull “I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”.

Në njoftimin e tyre thuhet se ky lajm është i pasaktë, pasi Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj B.T më datë 18 shkurt 2022, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ të kryer me të pandehurit P.L, N.SH dhe E.B për të cilët është ngritur aktakuzë më datë 04 shkurt 2022.

PrishtinaPress nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për Besim Tahirin ish-drejtorin e prokurimit në Ministrin e Infrastrukturës.

I njëti para disa muajve është denuar edhe për një vepër tjetër për keqpërdorim te detyrës zyrtare me 3 vite burg së bashku me ish-sekretarin Xhelil Bekteshi ku sipas aktgjykimit të shpallur, Bekteshi dhe Tahiri obligohen gjithashtu që Ministrisë së Infrastrukturës t’ia paguajnë edhe 29,828 euro kompensim për dëmin e shkaktuar.

Besim Tahiri është duke u ballafaquar edhe me një tjetër aktakuz të keqpërdorimit të pozitës zyrtare së bashku me Gëzim Osmani zyrtar në Ministrin e Infrastrukturës për aktivitetin e prokurimit “Dislokomi i varrezave nga traseja e Autostradës R6 segmenti C2 dhe C3”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img