Zyrtarët e qeverisë dhe të institucioneve në përgjithësi, shpeshherë kanë qenë në thumb të kritikave nga qytetarët e vendit.
Në një vend të varfër si Kosova, qeveritarët nuk kanë ngurruar qe të sigurojnë beneficione të shumta për vete.
Por, ka edhe nga ata qe nuk i shfrytëzojnë mundësitë financiare qe ofron shteti. Bajram Gecaj është njëri nga ta. Gecaj, i cili mban dy pozita në qeveri: zv/ministër i pushtetit lokal dhe këshilltar i kryeministrit Mustafa nuk e ka përdorur fare kartelën bankare, e cila është e dedikuar për zyrtarët e shtetit.
Ndonëse, limiti i tij është i lejuar të shpenzoj 3000 euro në muaj, ai nuk e ka përdorur fare këtë kartelë. Në dokumente të siguruar nga ‘IndeksOnline’, shihet se brenda një viti ai këtë kartelë e ka përdorë fare pak për të mos thënë fare.
Ne të kaluarën ka pas raste kur zyrtaret shtetëror kanë keqpërdor ketë kartele. Para tri dite ‘IndeksOnline’, kishte raportuar se si zv/ministri i MKRS-së, Qazim Rrahmani kishte shpenzuar për shërbime krejtësisht personale afro 13 mijë euro nga kjo kartelë./IndeksOnline/L.Berisha











