1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është zyrtari i bashkisë Tiranë që i vuri armën në kokë biznesmenit: Lere tenderin ta marrë babi im

Algert Alcani 27 vjeç është një nga katër personat që kërcënuan me armë biznesmenin Erlad Miftari në Cërrik për një tender 1 mln euro, që ky i fundit fitoi në bashkinë Tiranë.

Algert Alcani

Algerti në bashkëpunim me babanë e tij, Shaqir Alçani (pronar i kompanisë së druve Alcan) paguan persona me rekorde kriminale që të kërcënojnë me jetë biznesmenin dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik. Rezulton se Algert Alcani ështe punonjës në bashkinë e Tiranës. Ai ëshstë përgjegjës në bashkinë Tiranë.

Erlad Miftari

Të arrestuarit janë Edmir Boci 37 vjeç, Algert Alcani 27 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç të tre banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është L.K. 38 vjeç. Të gjithë akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kërcënuan biznesmenin Miftari, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një tender publik ifituar në Bashkinë e Tiranës, nga firma që ai administronte. Biznesmeni nuk ka pranuar të tërhiqet dhe të arrestuarit e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img