-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ky është zyrtari i arrestuar i ATK-së, që dyshohet se i ndihmoi një biznesi t’i lirohen pronat e bllokuara

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia në njoftim bën të ditur se i dyshuari me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, raporton Gazeta Insajderi.

“I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Gazeta Insajderi nëpërmjet burimeve merr vesh se i arrestuari është Malush Kelmendi.

Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është pjesë e një ekipi në ATK, të cilët nuk janë të kufizuar vetëm në një regjion. Respektivisht, në përshkrimin e punës, Kelmendit dhe pjesës tjetër të ekipit në përshkrimin e punës nuk kanë ndonjë regjion të caktuar operimi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img