Site icon PrishtinaPress

Ky është zv/drejtori që dyshohet se sulmoi nxënësen në Malishevë

Zëvendësdrejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Atom Krasniqin, i cili momentalisht ndodhet në ndalim policor.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të “Sulmit Seksual” që kishte ndodhur ndaj vajzës së  tij të mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Gjurkaj ka deklaruar se ngacmimi dyshohet të ketë ndodhur në njërën prej banjove të shkollës, ku viktima ishte brenda në tualet.

“Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej banjove të kësaj shkolle kur viktima ishte brenda në tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, tha ai.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtori i këtij gjimnazi, Izet Hoti, tha për Gazetën Sinjali se drejtoria e shkollës është njoftuar nga nxënësja, e cila kishte shkuar dje bashkë me prindin e saj.

“Të hënën rreth orës 12:00, nxënësja së bashku me prindin e saj ka ardhur në shkollë dhe është anku te ne, në të njëjtën kohë edhe te organet policore. Ne kemi qenë në koordinim me organet kompetente pastaj”, tha ai.

Ai bëri të ditur se zëvendësdrejtori nuk është arrestuar në shkollë.

Exit mobile version