-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është vendimi me të cilin “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste në Kosovë

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” dje u shpallën nga Qeveria e Kosovës si organizata terroriste.

Vendimi i marrë dje në mbledhje të ekzekutivit, sot është shpallur edhe në gazetën zyrtare që nënkupton se nga sot është në fuqi.

Në vendim thuhet se me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, rendit kushtetues, stabilitetit si dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, “Mbrojtja Civile” apo e njohur si “Civilna zaštita” dhe “Brigada e Veriut” apo e njohur si “Severna brigada”, shpallen grupe dhe/apo entitete terroriste në territorin e Republikës së Kosovës dhe vendosen në listën vendore të personave, grupeve dhe entiteteve të përfshira në akte terroriste.

“Bazuar në informatat, analizat, vlerësimet dhe rekomandimet e institucioneve të sigurisë, grupet dhe/apo entitetet e përcaktuara në pikën 1. të këtij Vendimi përbëjnë rrezik dhe kërcënim për sigurinë, rendin kushtetues si dhe paraqesin kërcënim terrorist apo kërcënim për kryerjen e veprave terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën dy të këtij vendimi.

Gjithnjë sipas vendimit, obligohen institucionet relevante të rendit dhe sigurisë dhe institucionet e tjera që në pajtim me legjislacionin në fuqi si dhe praktikat ndërkombëtare të ndërmarrin veprimet dhe masat e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img