Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.
Në vendimin e firmosur nga kryeministri i vendit Isa Mustafa e të cilin e posedon Klan Kosova obligohet “Agjencia e Kadastrës së Kosovës që ta bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave brenda afatit që është përcaktuar me ligj”.
Për të diskutuar për këtë çështje, shefi i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka ftuar në një takim urgjent përfaqësuesit serbë në Kosovë, njofton Klan Kosova.