Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të shkarkoi Besim Beqajn nga pozita e ministrit në rast se konfirmohet aktakuza nga Gjykata.
Burime të Indeksonline mësojnë se Veseli ka marrë vendim se në rast të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata, shkarkimi i Beqajt do të jetë i pashmangshëm.
Vendimi i Gjykatës për këtë rast pritet të merret javën e ardhshme.
Kujtojmë se javën e kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave në rastin e aferës “Pronto”.