Site icon PrishtinaPress

Ky është vendimi i fundit i Arsenalit për Mesut Ozil

E ardhmja e Mesut Ozil te Arsenal do të vendoset në fund të sezonit.

Arsenal ka vendosur që për të ardhmen e mesfushorit gjerman të marrë një vendim përfundimtar pas përfundimit të këtij sezoni, ku ‘Gunners’ janë në garë për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e 30 vjeçarit, i cili ka filluar vetëm tri ndeshje në 12 muajt e fundit te Arsenal shkaku i lëndimeve, por edhe i arsyeve teknike të trajnerit Unai Emery.

Emery ka refuzuar të pranojë dhe të flas për problemet e Ozil, të cilat janë të dukshme kur shihet se një lojtar që paguhet 350 mijë funte në javë nuk ka një rol kryesor në skuadër.

Pavarësisht këtyre problemeve, Ozil ka shprehur dëshirën për të mbetur te Arsenal në pjesën tjetër të karrierës, dhe këtë e ka konfirmuar gjatë një interviste për ‘Standrd Sport’ gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, përcjell prishtinapress.eu

Por, një vendim përfundimtar do të ketë, dhe ai do të merret pas përfundimit të këtij stinori.

Exit mobile version