Rumen Radev, Presidenti i Bullgarisë, ka shprehur gatishmëri për të mirëpritur në vendin e tij një takim të mundshëm mes Volodimir Zelenskit dhe Vladimir Putinit.
“Të dyja palët po e kuptojnë që lufta nuk është zgjidhja. Rusia mund ta fitojë ushtarakisht këtë konflikt, por nuk mund të fitojë paqen. Paqja nuk fitohet me aggression”, tha presidenti bullgar.
Ai shtoi se lufta do të ketë pasoja afatgjata për të dyja shtetet dhe për këtë arsye Bullgaria është e gatshme që të jetë skenar i bisedimeve të ardhshme Putin-Zelenski./a2cnn