Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se po vazhdojnë punën në teren me gërmimet në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës.
Sipas këtij komisioni, zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë.
“Ekipet tona po vazhdojnë punën e tyre në teren. Krahas gërmimeve në lokacionet tjera, si Podujevë dhe Kamenicë, këtë javë ekipet po vazhdojnë gërmimet edhe në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë, dhe njëkohësisht një tregues i qartë i mohimit të vazhdueshëm të krimeve nga ana e Serbisë”, njofton ky komisioni.