“Hajn të vogël”, e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetja, Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, pas një skandali që plasi me një kompani mishi që shiste mish të vjetër Brazili si mish të Kosovës, dhe krejt kjo përmes disa lidhjeve përmes një Agjencie shtetërore nën ministrinë që udhëheq Peci.
Ky i fundit u lëshua në gjuhë të rëndë ndaj Mehmetajt, duke përdorur fjalë si “llaskuc”.
Por, s’vonoi shumë përgjigja në tone të njëjta edhe nga Mehmetaj, duke e quajtur “hajn të vogël” dhe duke e ftuar për ballafaqim në debat televiziv.
“Ky është veç fillimi o hajn. Kam me ju demasku një për një”, ka shkruar Lirim Mehmetaj.
Reagimi i plotë:
Peci i lënduar
Ministri Faton Peci më paska quajtur “kriminel” dhe “llaskuc” pasi që e bëra të madhe se si një kompani e Kosovës përmes lidhjeve kriminale në Agjencinë që është nën ministrinë e Pecit ka sjellë mish nga Brazili dhe e ka shit për mish të freskët të Kosovës.
E paskan thirrë mediat e iu paska thënë “Para një ore u njoftova për rastin”.
D.m.th në vend se me mu falenderu për punën, meqë falë meje “e ka marrë vesh” një krim të përmasave jashtëzakonisht të mëdha, ku shitet mish i kushedi sa vjete nga Brazili për mish të freskët të Kosovës, ky po thotë që jam kriminel.
Kriminel për çka?
Që iu tregova njerëzve që ekziston një zinxhirë kriminal në Agjencinë që është nën ministrinë që ti e drejton a?
Përndryshe, Peci është një hajn i vogël që me idenë që e ka mbrojtjen fizike nga shteti për shkak të pozitës së ministrit e luan mangupin qeshtu.
Ky i paburrë, ky tucan i dëshmuar, e ka mundësinë kur të dojë të vijë në emision ku unë jam panelist e të ballafaqohemi, po nuk guxon.
Këta hajvana të korruptuar meqë tuten për vete, besojnë që tuten krejt si ta.
Sa e sa çerdhet në Kosovë e institucionet publike furnizohen me kësi lloj mishi. Sa e sa njerëzit helmohen prej produkteve të tilla, ama ministri paçuvër e ka hallin tim.
Ky është veç fillimi o hajn. Kam me ju demasku një për një.