Ambasadori i Greg Delawie ka publikuar një video mesazh me anë të cilit ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, duke thënë se kosovarët duhet të jenë krenar dhe se janë vetë ata që e bënë këtë vend të vazhdoj tutje duke i kaluar sfidat që i dolën përpara.
Delawie në këtë urim ka porositur që Qeveria të punoj për të gjithë dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.
“Përshëndetje të gjithëve dhe urime 10 vjetori i pavarësisë. Duhet të jeni shumë krenar për të, ju populli i Kosovës.
Besimi juaj dhe puna e bënë këtë shtet të mundshëm. Ju jeni arsyeja se pse shteti i Kosovës është i qëndrueshëm.
Ti e dinë sa shumë mund dhe sakrifica ju deshën për të krijuar shtetin e Kosovës. Ashtu siç e dimë që pavarësia është vetëm fillimi i punës së madhe.
Ju keni potencial të arrini qëllimet tuaja, ekonomi e larmishme dhe dinamike, drejtësia dhe luftimi i korrupsionit, dhe marrëdhëniet e mira me shtetet tjera.
Qeveria të punoj për të gjithë dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.
Qëndroni të përkushtuar, të guximshëm për dekadën e ardhshme, kështu që fat për herën tjetër!”, ka thënë Delawie.