4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ky është Tanku i parë i përdorur në luftë! (Foto)

Më 15 shtator ka qenë “ditëlindja” e 100-të e tankut. Në atë ditë të vitit 1916, derisa Lufta e Parë Botërore ishte në kulmin e saj, “e pa dritën” për herë të parë automjeti i blinduar me rrotë zinxhiri, shkruan nzz.ch.
Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe ndërsa konstruksioni i ri është përhapur pastaj shpejt edhe te francezët dhe në kampin kundërshtar, te austrohungarezët e gjermanët.
Këta të fundit u inkuadruan më vonë në garën e prodhimit të tankeve por e përsosën atë në periudhën në mes të dy luftërave botërore.
Tanku i parë, ai britanik është quajtur “Mark 1”, ndërsa ai i francezëve, i konstruktuar shumë shpejt pas tij , mbante emrin “Renault”.
“Mark1” vërtet ishte befasi e pakëndshme për kampin gjerman në vitin e largët 1916, përcjell albinfo.ch.
Por shumëçka nuk funksionoi mirë atëbotë, si lidhjet në mes të tankeve etj., kështu që përdorimi i parë nuk doli ndonjë ndërmarrje shumë e suksesshme.
Veç tjerash problem ishte edhe pamundësia e këmbësorisë për të mbrojtur terrenin që e fitonte tanku!

Por shkëlqimin e vërtetë tanku do ta përjetojë vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 25 vite më vonë.
Nevoja që gjatë zhvillimit të luftimeve armët të jenë efektive dhe në të njëjtën kohë të evitohet rreziku i lëndimit të atij që sulmon, është e vjetër aq sa edhe njerëzimi dhe luftërat e tij.
Romakët zbuluan mburojë dhe karrocën e luftës ndërsa kalorësit e mesjetës “kalin e blinduar, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Leonardo Da Vinçi nga fundi i shekullit të pesëmbëdhjetë pati zbuluar “kambanën e blinduar” për t`i shtyrë luftëtarët në kampin e kundërshtarëve duke u siguruar mbrojtje.
Mirëpo është dashur të pritet fillimi i shekullit 20 që kjo ide e lashtë e njerëzimit të gjente një zgjidhje më optimale.
Pra, vetëm në epokën industriale u bë e mundur që me motorin me ndezje të brendshme dhe me rrotat zinxhirore të sigurohet fuqia e nevojshme që kolosët e blinduar të mund të ecin edhe në terrenet e vështira.
Ideja për një armë të tillë të blinduar efektive ishte promovuar më së shumti nga Winston Churchill, i cili ishte komandant i Marinës.
Është kurioz fakti se perandori austrohungarez, me rastin e një prezantimi demonstrues të tankut e kishte hedhur poshtë përdorimin e tij, me arsyetimin se me zhurmën që bën “do t`i trembë kuajt”.

Scherl:
I. Weltrkieg 1917; in der verlorenen Tankschlacht der Engländer erbeuteter englischer Tank.
ADN-ZB-Archiv
I. Weltkrieg 1914-18
Westfront: Tankschlacht der Engländer bei Cambrai vom 20.-29.11.1917.
U.B.z.: einen zerstörten englischen Tank bei Rumilly.
15893-17

t2

t3

t4

t5

t6

t7

t8

t9

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img