Site icon PrishtinaPress

Ky është talenti nga Kosova që po stërvitet me Tottin dhe De Rossin te Roma (FOTO)

Kampionatit italian, Serie A së shpejti pritet t’i shtohet edhe një futbollist shqiptar.

Fjala është për talentin nga Malisheva e Kosovës, Lirim Kastrati i cili është pjesë e gjigantit italian Roma.

18-vjeçari luan në ekipin e dytë të Romës që njihen ndryshe si ‘Primavera’, por ai shpesh herë stërvitet me ekipin e parë me urdhër nga Luciano Spalletti.

Gjatë ditës së sotme, Kastrati ka stërvitur me ekipin e parë të Romës, dhe ai ka postuar një foto në rrjetet sociale.

Exit mobile version