0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky është statuti i Trepçës

Parku Industrial i Mitrovicës do të jetë selia e “Trepçës” e shndërruar në Shoqëri Aksionare.
Në dokumentin e statutit, që e ka siguruar RTK-ja, thuhet se Shoqëria mund të hapë si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe jashtë saj, qendra, përfaqësi apo filiale, degë dhe shoqëri të tjera, sipas legjislacionit në fuqi. Shoqëria mund të ushtrojë aktivitetin e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ashtu dhe jashtë saj.

Fq.1 Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 80% të aksioneve të shoqërisë me kapital publik, kurse pronarë të 20% të aksioneve janë punëtorët.

Fq.2 Trepça sipas paragrafit 2 të nenit 6, bëhet duke transformuar njësitë e veta biznesore në Minierat me Flotacion Trepça – Stantërg; Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë; Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviç. Bazuar në studimin e fizibilitetit dhe arsyeshmërinë ekonomike e financiare, në përbërje të Trepça Sh.A. formohen edhe këto njësi biznesore: Metalurgjia e Plumbit; Metalurgjia e Zinkut; Industria Kimike.

Fq.3 Qëllimi kryesor i Trepçës është të maksimizoj profitin, ndërsa, aktivitetet kryesor ka: kërkimin, zbulimi dhe zhvillimin e vend burimeve minerale; zbulimin dhe zhvillimin e vendburimeve minerale, si dhe shfrytëzimi dhe përpunimi i mineraleve të xeheroreve dhe joxeherore; Grumbullimin, transportimin e xehes së grumbulluar, operimin në flotacion; shitjet e metaleve primare të prodhuara përmes përpunimit të mineraleve; shitjen e xehes dhe koncentrateve të xehes; procedimi metalurgjik i xehes, koncentratit të xehes, metaleve me ngjyrë, metaleve të lindur, metaleve të rralla dhe metaleve të çmuara, prodhimin e baterive, sulfurit, acidit sulfurik, plehrave azotike. Gjenerimi, transmetimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë gjeotermale; deri te Rafinimi/Përpunimi i metaleve të çmuara;

Fq 4 – 7 Veprimtaria e Trepçës, mes tjerash është: nxjerrja e xeheve metalore me ngjyrë (jo-ferrike): primar; Nxjerrja e xeheve të tjera metalore Sekundar: Nxjerrja e gurit dekorativ dhe të ndërtimit, gurit gëlqeror, gjipsit, shkumësit dhe rrasave: Nxjerrja e mineraleve kimike dhe plehrave kimikë; Prodhimi i produkteve të tjera kimike me bazë inorganike dhe organike; Prodhimi i plehrave kimike dhe komponimeve të azotit; Prodhimi i ngjyrave, llaqeve dhe shtresave të ngjashme, ngjyrave të printimit dhe mastikës; Prodhimi i metaleve të çmuara; plumbit, zinkut dhe kallajit e deri te prodhimi i baterive dhe akumulatorëve; i makinerive bujqësore dhe pyjore; Trepca, mund të tregtia me shumicë e metaleve dhe mineraleve; Në Nenin 18 Qeverisja e Shoqërisë, shkruan se përbëhet nga Bordi Mbikëqyrës dhe ai Menaxhues.

Fq.12 Bordi Menaxhues i Shoqërisë, përbëhet nga: Kryeshefi ekzekutiv; Zëvendësi i tij; si dhe udhëheqësit e njësive biznesore. Fq 15 Shoqëria Aksionare Trepça është bërë me ligj në vitin 2016, duke shpëtuar kështu nga likuidimi, proces që do të kryhej nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img